Është arrestuar një burrë pasi ka shkuar te puna e ish-gruas së tij dhe e ka rrahur ate.
Përveç saj, ai e ka rrahur edhe kolegun e ish-gruas.
Rasti ka ndodhur në Mitrovicën e Veriut, të hënën më 2 maj.
Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor.
DHUNË FAMILJARE
Mitrovicë-Veri,02.05.2022 – 17:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka shkuar në vendin e punës të ish bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare, ka sulmuar fizikisht ish-bashkëshorten dhe një kolegë të saj mashkull kosovar. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.