Më herët u raportua për vrasjen e një të riu 26 vjeçar, në fshatin Greikoc të Suharekës.
Viktima është Faton Haxhaj, i biri i dëshmorit Haxhi Haxhaj.
Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar edhe policia, ku rastin e ka cilësuar si vdekje të dyshimtë.
“Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i shtetit dhe rasti është duke u trajtuar si “Vdekje e dyshimtë”. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për procedura të mëtutjeshme në IML”, ka thënë Vesel Gashi, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit. /gazetametro.net