-3.2 C
Mitrovice
E hënë, 25 Nëntor, 2024
spot_imgspot_img

“Ka me ta kallë shpinë” – Vëllai kërcënon me thikë vëllain në Mitrovicë

Një mosmarrëveshje mes dy vëllezërve ne Mitrovice ka eskaluar në kërcenim, gjatë ditës së djeshme, raporton Sinjali.

Njëri vëlla dyshohet se kërcënoi me thikë vëllain tjetër duke iu drejtuar me fjalët “ka me ta kallë krejt shtëpinë”.

Viktima u detyrua ta denoncojë vëllain në Polici pasi u frikësua për shkak të kanosjes.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari ka ikur nga shtëpia dhe nuk është gjetur nga Policia.

Lidhur me rastin, prokurori ka dhënë urdhër qe të nisin hetimet për “kanosje” dhe të punohet për kapjen e të dyshuarit.

/GazetaSinjali/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT