Një rast jo fort i zakontë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në një motel në qytetin e Mitrovicës, raporton Gazeta Sinjali.
Dy persona, një 30-vjeçar V.H., me të dashurën e tij pasi shkuan në motel në orët e mëngjesit, u nxorën jashtë nga pronari.
Sinjali mëson se pa kaluar një orë, pronari i largoi të njëjtit pasi sipas tij, nuk ishte respektuar “rendi shtëpiak”.
Por largimi i çiftit nga moteli, i kushtoi pronarit.
Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se ai u kërcënua dhe u ofendua i dyshuari përmes mesazheve të ndryshme.
Për shkak të shqetësimit dhe frikës, pronari i motelit e denoncoi të dyshuarin në Polici.
Pas denoncimit të rastit, Policia është vënë në lëvizje për ta kapur të dyshuarin, por i njëjti ende nuk është gjetur. Ndaj tij, prokuroi kujdestar ka dhënë urdhër qe të iniciohet rasti “kanosje”.
/GazetaSinjali/