Një rast i kanosjes është denoncuar në Policinë rajonale të Mitrovicës në orët e mbrëmjes së djeshme, raporton Gazeta Sinjali.
Siç merr vesh Sinjali, një 26-vjeçare ka raportuar në Polici se është kanosur nga ish i dashuri i saj A.Sh., 29-vjeçar, përmes mesazheve që ia ka dërguar në telefon.
Në dëshminë e saj të dhënë para hetuesve thuhet se i dyshuari iu kishte drejtuar me fjalët “ma ki frikën, nuk guxon me dalë prej shpisë, ka me ta kallë shpirtin”.
Pasi 26-vjeçarja ka pranuar këto mesazhe, e ka njoftuar menjëherë Policinë për shqetësimin dhe frikën që ia ka shkaktuar ish i dashuri i saj.
Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se lidhur me këtë rast është njoftuar prokurori, i cili ka marrë vendim që ndaj të dyshuarit të iniciohet rasti “kanosje”.
/GazetaSinjali/