25.4 C
Mitrovice
E diel, 17 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

Rrotullohet vetura e policisë në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, mbesin të lënduar 3 policë

Tre policë kanë mbetur të lënduar nga një aksident trafiku që ka ndodhur në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, saktësisht në fshatin Stanovc.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:00.


“Aksident me lëndime, i ndodhur rreth orës 21:00, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë zona fshati Stanovc, një veturë policore e përfshirë. Si pasojë e aksidentit tre zyrtarë policor kanë pësuar lëndime trupore.

Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti”, tha Zahiti.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT