14.9 C
Mitrovice
E hënë, 18 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

Shqiptari i thyen këmbën policit dhe e lë të shtrirë në rrugë, për shkak që i shënoi gjobë

Një shtetas doli para gjykatës se Tiranës për kundërshtim policie dhe plagosje të rënde të efektivit Zeqir Musai.

Ai u arrestua në datën 21 prill pasi në zonën e Yzberishtit i theu këmbën oficerit në detyrë.

Efektivi po kryente detyrën dhe i vendosi gjobë për parkim të gabuar shtetasit E. M.


I nevrikosur, siç duket në pamjet ekskluzive, ai del nga lokali, i kërkon llogari efektivit dhe mandej e shtyn dhe e godet.

Kamera e sigurisë të një biznesit tregojnë policin të shtrirë përtokë.

Efektivi shfaqet duke mbajtur këmbët dhe duke kërkuar ndihmë derisa aty mbërrijnë kolegët kurse autori largohet për t’u arrestuar në ndjekje e sipër nga uniformat blu.

Prokurori i çështjes këmbënguli në gjykatë se veprimet e qytetarit nga Kombinati janë të rënda dhe rrezikuan jetën e efektivit i cili përfundoi në spital me gjymtyrë të thyer./Top-Channel

VIDEO

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT