Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas publikimit të raportit të Freedom House për demokracinë në Kosovë, ku përmendet emri i tij për korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar.
Haradinaj ka thënë se edhe si kryeministër, por edhe tash, ka punuar dhe vazhdon të punojë për sundimin e ligjit dhe demokracinë.
“U përhap me bujë raporti i Freedom House për demokracinë në Kosovë. Në njërin prej paragrafëve përmendet edhe emri im. Dua të ju siguroj se edhe si Kryeministër por edhe tash, kam punuar dhe vazhdoj të punoj për sundimin e ligjit dhe demokracinë. Gjithashtu, do të jem në krye të detyrës, që kësaj Qeverie t’i bëjë opozitë duke i treguar popullit për gabimet e saj në qeverisje”, ka shkruar Haradinaj.