25.1 C
Mitrovice
E hënë, 18 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

“Eja e zgjidhim problemin fizikisht”, 35-vjeçari kërcënon mitrovicasin, ndërtimtaria mollë sherri

Policia e Kosovës ka arrestuar sot një person në Mitrovicë pasi i njëjti u denoncua për kanosje.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari R.M., e ka kërcënuar një person pas një mosmarrëveshje për shkak të një pune ndërtimore.


Siç mëson Sinjali, i dyshuari e ka telefonuar viktimën dhe iu ka drejtuar me fjalët: “Eja të takohemi dhe të zgjedhim mosmarrëveshjen fizikisht, do të shihemi e do ta shohësh ti kush jam unë”.

Policia është vënë menjëherë në lëvizje, pas denoncimit të rastit, me ç’rast ka arrestuar të dyshuarin.

I njëjti është dërguar në stacion policor, ku është intervistuar dhe ndaj tij është iniciuar rasti si “kanosje”.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT