8.5 C
Mitrovice
E hënë, 25 Nëntor, 2024
spot_imgspot_img

Qeveria miraton pagën minimale 250 euro neto

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar Projektligjin që i hapë rrugë rritjes së pagës minimale.

Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se Projektligji në fjalë ka për qëllim të ndryshojë shkallën tatimore në të ardhura personale dhe procedurat në përcaktimin e pagës minimale.

Murati shtoi se miratimi i këtij propozimi i hap rrugë miratimit në Kuvend të pagës minimale prej 260 euro bruto apo 250 euro neto.

“Projektligji në fjalë ka për qëllim të ndryshojë shkallën tatimore në të ardhura personale dhe procedurat në përcaktimin e pagës minimale. Përmes këtij ligji synojmë të eliminojmë pasiguritë juridike për pagën mininmale në nivel kombëtar. Së fundmi ky projektligj rregullon edhe mënyrën e propozimit të pagës minimale nga ministri. Miratimi i këtij propozimi i hap rrugë miratimit në Kuvend të pagës minimale prej 260 euro bruto dhe 250 euro net”, tha Murati në mbledhjen e Qeverisë. /Reporteri.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT