8.5 C
Mitrovice
E hënë, 25 Nëntor, 2024
spot_imgspot_img

Kur do të ndahet 100-euroshi për studentët dhe sektorin privat

Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se shtesa prej 100 euro për pensionistët dhe punëtorët e sektorit publik për muajin prill mund të ekzekutohet menjëherë.

Ndërsa për punëtorët e sektorit privat dhe studentët sipas tij duhet kohë.

“Në radhë të parë do të jenë pensionistët që do ta marrin këtë mbështetje shtesë, pastaj do të jenë ata të sektorit publik, kurse për punëtorët e sektorit privat dhe studentët gjatë ditëve në vijim do të hapim procesin e aplikimit, pasi nuk i kemi të dhënat e llogarive bankare”, është shprehur Murati.

Kryeministri Albin Kurti sot ka prezantuar pakon e re të ndihmave, në një konferencë për media.

Për muajin prill do ta dyfishojnë vlerën e asistencës sociale dhe pensionistëve do t’iu shtohen nga 100 euro shtesë.

Nga 100 euro do t’iu ndahen edhe punëtorëve të sektorit privat dhe atyre të sektorit publik.

Me nga 100 euro do të mbështeten edhe studentët.

Vlera totale e kësaj pakoje është mbi 100 milionë euro dhe, sipas Kurtit, do të përfitojnë rreth 800 mijë qytetarë.

/GazetaSinjali/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT