20.6 C
Mitrovice
E hënë, 18 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

Ministrja e Jashtme gjermane paralajmëron Serbinë

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, e ka paralajmëruar Serbinë se shtetet kandidate për anëtarësim në Bashkim Evropian duhet të mbështesin sanksionet që BE-ja ia ka vendosur Rusisë.

“Nëse dëshiron të bëhet anëtare e BE-së, gjë që Serbia e do, atëherë është thelbësore, në momente të tilla, të mbështetet politika e jashtme e BE-së dhe po ashtu sanksionet përkatëse”, ka thënë Baerbock të hënën në Luksemburg pas takimit të ministrave të jashtëm të BE-së.

Serbia po përpiqet të anëtarësohet në BE, por dëshiron të vazhdojë të mbajë marrëdhënie të mira me Rusinë dhe për këtë arsye nuk i ka vendosur sanksione Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT