13.3 C
Mitrovice
E diel, 24 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

Motra e Emina Çunmulajt puthë postierin e Vuqiq

Javën e kaluar, Aleksandar Vuqiq fitoi mandatin e tij të tretë si President i Serbisë.

Ish-ministri i Sllobodan Millosheviq gjatë kohës së gjenocidit në Bosnje dhe Kosovë duket të ketë përkrahës edhe në mesin e shqiptarëve, e një prej tyre është hiç më pak se motra e modeles së njohur, Emina Çunmulajt, Pepi.

Vajza nga Malësia i është gëzuar tejmase fitores së Vuqiq, siç e ka shprehur haptazi vet, në rrjete sociale.


Çunmulaj e cila shihet duke puthur posterin e Presidentit serb nën mbishkrimin: “E ardhmja është e ndritur” duke e aluduar të ardhmen e shtetit serb nën drejtimin e tij.

Pepi jeton prej kohësh në Beograd, ku është e angazhuar në firmën e saj të konsulencave të biznesit.

Përfshirja e drejtpërdrejtë e Vuqiq në krimet ndaj popullatës civile në Kosovë, mohimi në mënyrë të turpshme ndaj krimeve serbe në Kosovë, qasja e tij autoritare, destruktive deri sot duket të mos jenë problem për bashkëkombesen tonë, Pepin.

Tragjikisht, për të, e ardhmja është premtuese nën drejtimin e një politikani me mëkate të panumërta nga e shkuara.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT