Vazhdon të obsesionojë me formën e tij të shkëlqyeshme. Futbollisti kosovar i skuadrës nga “Şükrü Saracoğlu Stadium”, Vedat Muriqi, ka qenë figura kyçe e takimit të sotëm mes Fenerbahces dhe ish-skuadrës së pzrizrenasit, Genclebirligi, shkruan GazetaBlic.
Sulmuesi i kombëtares “verdhë e kaltër” fillimisht barazoi shifrat në minutën e 24-të, para se pak para përfundimit të pjesës së parë ta dërgojë Fenerin në epërsi të dyfishtë, 3-1 dhe kështu t’i sigurojë pushim më të qetë midis dy pjesëve. Në pjesën e dytë Kadioglu e Kruse siguruan fitoren me shifrat përfundimtare, 5-2. Me këtë fitore, Fenerbahce shkon në kuotën e 25 pikëve, ku tani ka vetëm dy sosh më pak se Sivaspor, kryesues, por kuptohet me një ndeshje më pak të zhvilluar. Pas pak do të vijmë me informatat shtesë nga ky duel, si notat e lojtarëve, deklaratat e trajnerëve dhe statistikat tjera që e karakterizuan këtë takim./GazetaBlic.