22.8 C
Mitrovice
E shtunë, 23 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

Drejtori i Ferronikelit, Genci Beribashi shfaqet me kazmë në dorë, frikësohen banorët që protesonin kundër tij

Banorët e fshatit Çikatovë e Vjetër të Drenasit, kanë protestuar sot (e mërkurë) kundër dhënies së pronave private për Ferronikelin dhe gjatë protestes, ata janë ballafaquar me menaxhmentin e Ferronikelit.

Rasti ka ndodhur në lagjen “Morina” të këtij fshati. Banorët tregojnë se ka pasur kërcënime nga menaxhmenti i Ferronikelit, të cilët kanë dalë në tokat e tyre.

Banori Valon Morina thotë se drejtori i Ferronikelit ka tentuar të uzurpojë pronat e tyre pa kurrfarë kompensimi.

“Ata po thonë se është pronë e tyre, derisa ne kemi dokumentet që pronat janë tona dhe i kanë pasur stërgjyshërit…Drejtori i ka sulmuar me kazmë qytetarët. Njëri prej tyre është marrë me ambulancë, derisa 10 qytetarë janë shoqëruar në polici”, tha ai.


Ai thotë se lënda për këto prona është në gjykatë dhe sipas tij menaxhmenti do të ishte mirë të mos vijë këtu derisa të merret vendimi.

VIDEO

Banori thotë se pas përleshjeve kanë ndërhyrë policia speciale, derisa sipas tij në vendin e ngjarjes ende është një patrullë policore për të ruajtur qetësinë.

Policia e Kosovë, Komuna e Drenasit dhe nga kompania Ferronikeli ende nuk kanë prononcuar për këto incidente.

Pas kësaj proteste të banorëve, ka reaguar edhe Xhavit Drenori, ish-kandidati nga Inciativa Qytetare për kryetar të Drenasit

Drenori tha se kjo protestë është shumë e arsyeshme dhe se tokat nuk jane paguar apo kompensuar kurre nga fabrika apo shteti

“Bisht kazmeje” nga perfaqesuesi i fabrikes se Ferronikelit per banoret te lagjes Morina te cilet me te drejten e siguruar nga Kushtetuta e Republikes se Kosoves sot protestuan per nje te drejte aq elementare. E protesta per mendimin tim eshte fund e kryej e arsyeshme. Tokat nuk jane paguar/kompensuar kurre nga fabrika apo shteti. Duhet Dugollet e padronet e tyre me dal aty dhe me ju sqaru PSE PRONAT PRIVATE TE TYRE JA FALEN PRIVATIZUESIT TE FERONIKELIT?”, ka shkruar Drenori.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT