KEDS ka njoftuar për pjesët e rajonit të Mitrovicës që do të mbesin pa energji elektrike për shkak të punimeve në rrjet.
Mitrovicë
1.
Nga NS 110/10(20)kV Skenderaj do të ndërprehet:
Dalja 10kV Tërrnavci (kodi: 74000012) nga ora 10:00 deri në ora 14:00
Vendet: fshatrat: Klinë e Ulët, Klinë e Mesme, Klinë e Epërme, Tërnavc (lagjja: Deliu, Dibrani, Fazliu, Gashi, Haxhiu, Hyseni, Syla, Tahiraj dhe Voca) dhe Kuqicë.
Arsyeja: Ndërrimi i shtyllave, ndërrimi I izolatorëve, tërheqja dhe shtrëngimi i përçuesve, ndërrimi i siguresave dhe shkarkuesve në trafostacion.