1.2 C
Mitrovice
E hënë, 25 Nëntor, 2024
spot_imgspot_img

Lumi në fshatin e Gjilanit mbushet me gjak, dyshohet se u therën kafshë

Disa mbetje të kafshëve janë hedhur në lumë nga një therthore në fshatin Malishevë të Gjilanit.

Si pasojë uji u mbulua me gjakun e kafshëve të therura.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar Arbenita Sopi, shefe e kabinetit të kryetarit të Gjilanit Alban Hyseni.

Drejtoresha e Inspekcionit në komunën e Gjilanit Entela Hyseni, tha se inspekcioni do të intervenojë sot lidhur me rastin në fjalë.

Hyseni theksoi se dje kanë invervenuar edhe në një rast të ngjashëm në fshatin Livoç.

“Inspekcioni sot do të shkojë në vendin e ngjarjes dhe do të intervenojë sipas ligjit. Dje kemi pasur një intervenim të ngjashëm edhe në fshatin Livoç. Ne i kemi videot dhe fotografitë për rastin të cilat na i kanë dërguar dje pas orarit por që nuk kemi pasur ekip kujdestar dhe nuk kemi mundur të intervenojmë dje”.

 

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT