Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se pas reshjeve të ditëve të fundit që përfshijnë vendin, situata sinoptike do të stabilizohet.
Në njoftimin e IHMK-së thuhet se reshjet do të vazhdojnë edhe gjatë pjesë së dytë të ditës së diele, përcjell Demokracia.com.
“Më tej parashihet që ky ciklon të dobësohet për të vazhduar tutje me mot relativisht të mirë dhe me intervale të gjata me diell. Riga të dobëta mund të ketë gjatë javës, si pasojë e zhvillimit të vranësirave lokale, por reshje siç patëm ditëve të fundit, nuk parashihen. Të hënën në orët e para të ditës parashihen ngrica të dobëta të cilat mund të jenë të dëmshme për disa lloje të pemëve të cilat vetëm se janë në fazën e lulëzimit”, thuhet në njoftim.
Sipas IHMK-së temperaturat minimale do të lëvizin rreth zeros deri në 7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të jenë tipike pranverore, duke lëvizur në kufijtë 10-20 gradë Celsius.
Më tej thuhet se do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet e ndryshme./Demokracia.com/