1.2 C
Mitrovice
E hënë, 25 Nëntor, 2024
spot_imgspot_img

Qytetarja serbe: Nuk është mirë që të pengohet votimi në “Kosovën tonë”

Qytetarët serbë që jetojnë në Kosovë, sot kanë udhëtuar për në Serbi për të votuar në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare që po mbahen atje.

Kjo për shkak se në Kosovë nuk është lejuar organizimi i zgjedhjeve serbe ashtu si në zgjedhjet paraprake, transmeton lajmi.net.

Transportimi i organizuar i qytetarëve serbë është bërë sot në mëngjes në ora 07:45 nga stacioni i autobusëve në veri të Mitrovicës për në Rashkë, ku edhe do të votojnë në zgjedhjet që po mbahen atje.

Por, vendimi i Qeverisë së Kosovës që të mos lejojë mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë, si duket nuk ju ka pëlqyer qytetarëve serbë të Kosovës.

Një qytetare serbe, në një prononcim para mediave ka deklaruar se “nuk është mirë që të pengohet votimi në Kosovën tonë”.

“Ne nuk do të heqim dorë nga kjo (votimi) dhe do të votojmë në Serbinë tonë”, ka thënë ajo për Kosova Press.

Ajo ka bërë të ditur se është nisur për në Serbi për të votuar pro presidentit aktual të Serbisë, Aleksandër Vuçiq. /Lajmi.net/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT