1.2 C
Mitrovice
E hënë, 25 Nëntor, 2024
spot_imgspot_img

Imami i kapet Haradinajt për shkollën në Gjakovë: Nëse tu kanë lodhë mashqit, kujdes me gratë e partisë

Imami Labinot Maliqi, i ka reaguar kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj për vendosjen e simbolit në Shkollën e Mesme Teknike në Gjakovë ku ndalohet vendosja e shamisë.

Maliqi me anë të një postimi në Facebook veprime të tilla i ka quajtur “fashiste” dhe të sojit që sipas tij po e luftojnë besimin e një shumice dërrmuese, shkruan lajmi.net.

“Ramush Haradinaj, nëse t’u kanë lodh mashqit, kujdes me gratë e partisë të cilat me veprime fashiste në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit po e luftojnë besimin e 96,8% të popullit të Kosovës. Pastaj, mos thuaj se unë e respektoj Islamin, hoxhallarët dhe besimtarët e devotshëm, ndërsa në anën tjetër heshtë përballë veprimeve fashiste dhe islamofobe të kryera nga bashkëpartiakët tuaj”, ka shkruar Maliqi.

Maliqi ka vazhduar tutje duke e akuzuar drejtoreshën e shkollës, Florentina Gjergjaj, për veprime fashiste.

Ai i ka bërë thirrje ministres Arbërie Nagavci që ta shkarkojë të njëjtën.

Postimi i plotë i Maliqit:

Ramush Haradinaj, nëse t’u kanë lodh mashqit, kujdes me gratë e partisë të cilat me veprime fashiste në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit po e luftojnë besimin e 96,8% të popullit të Kosovës. Pastaj, mos thuaj se unë e respektoj Islamin, hoxhallarët dhe besimtarët e devotshëm, ndërsa në anën tjetër heshtë përballë veprimeve fashiste dhe islamofobe të kryera nga bashkëpartiakët tuaj.

Drejtoresha e shkollës së mesme teknike “Nexhmedin Nixha” në Gjakovë, Florentina Gjergjaj, e cila vije nga radhët e AAK-së, me plot mllef dhe fashizëm ka vendosur në hyrje të institucionit shenjën kundër vendosjes së shamisë në shkollë, duke e barazuar atë me pistoletën, duhanin dhe dukuritë e tjera negative.

Për shkak të këtyre veprimeve fashiste, islamofobe, nxitje të urrejtjes, përçarjes dhe mosdurimit fetar, veprime të cilat e kanë prishur qetësinë dhe rendin tonë publik, i bëjë thirrje Ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, që ta shkarkoj menjëherë nga pozita e saj drejtoreshën Florentina Gjergjaj. Në të kundërtën, do të padisim MASHT-in për heshtje ndaj këtyre veprimeve të dënueshme me ligj, apo marrjen e masave të lehta përballë kësaj situate tepër të rëndë dhe serioze.

Si shtet demokratik që jemi dhe jo komunist, shkollimi dhe bartja e shamisë është e drejtë elementare njerëzore dhe nuk do të mund kurrë askush ta pengoj. /Lajmi.net/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT