22.1 C
Mitrovice
E hënë, 25 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

Rusia nuk ndalet së targetuari Kosovën, Lavrov: Një kuazi shtet kriminal

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, gjëtë një prononcimi medial ka folur edhe për Kosovën.

Lavrov ka thënë se Kosova është vetshpallur shtet teksa ka thënë se po përpiqet të fitojë njohje ndërkombëtare duke u mbështetur në SHBA dhe në NATO-në.

“Prishtina, kryeqyteti i shtetit të vetëshpallur të Kosovës, po përpiqet vetëm të fitojë njohje ndërkombëtare për veten e saj duke mbështetur Shtetet e Bashkuara dhe NATO-n”– tha të hënën ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov për mediat serbe.


Tutje, Lavrov ka thënë se Kosova është kuazi shtet kriminal dhe se se ajo thjeshtë po përpiqet që duke e shfrytëzuar këtë situatë t’i njihet pseudopavarësia e saj.

“Sa i përket mbështetjes së Prishtinës për Kievin, mendoj se gjithçka është e qartë për këtë.

Nuk është se Prishtina, duke u vetëshpallur siç e shohin të gjithë, një kuazi shtet kriminal, mendon dhe kujdeset për të drejtën ndërkombëtare”, tha Lavrov, duke shtuar se:

“Ajo thjesht dëshiron të përfitojë nga situata për t’i njohur pseudopavarësia e saj dhe pozicionohet sikur të ishte aleati kryesor i SHBA-së dhe NATO-s në Ballkan. /Periskopi

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT