6.1 C
Mitrovice
E premte, 6 Shkurt, 2026

Melinda Ademit i ndodh e papritura në koncert: Pret ‘intervenimin’ e sigurimit

Melinda Ademi është njëra ndër këngëtaret më të komentuara në mediat rozë.

Ajo merr vëmendjen me postimet e saj tejet provokuese.

Melinda si shumë këngëtarë të tjerë përveç këngëve të cilat shëndrrohen në hite, numëron edhe koncerte të shumta.


E nganjëherë këngëtarë të caktuar përballet me situata të ndryshme në koncertet dhe aktivitetet e tyre.

Së fundi Melinda është përballur me një situatë jo edhe aq të mirë.

Në një koncert të cilin ajo ka zhvilluar natën e kaluar në Vienë të Austrisë, ajo është përfshirë në një situatë të palakmueshme të cilën si duket e ka kaluar me sukses.

Derisa këngëtarja i ishte afruar turmës së fansave duke i zgjatur dorën, disa nga ata nuk ia kanë lëshuar duke e tërhequr drejt vetes.

Pas kësaj ka reaguar edhe sigurimi i këngëtares të cilët kanë shkuar në drejtimin e turmës.

Këngëtarja njihet si tejet seksi me trupin e saj tërheqës.

VIDEO

TË FUNDIT

TË FUNDIT