17.5 C
Mitrovice
E hënë, 25 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

Kush është ish-diplomatja që ia zuri rrugën Kurtit në Krushë, ku shërbeu dhe si u shkarkua?

Përderisa bënte homazhe për 23 vjetorin e masakrës së Krushës së Madhe, kryeministri Albin Kurti sot është ndalur nga ish-diplomatja Bahrije Hoti, e cila ishte pjesë e Misionit Konsullor të Republikës së Kosovës në Bern.

Ajo ka kërkuar nga kryeministri sqarime se përse është shkarkuar nga pozita që mbante, mirëpo ky i fundit nuk ka mundur të jap një sqarim, por i ka premtuar që do të interesohet për këtë gjë.


Bahrije Hoti, është njëra prej diplomateve që u shkarkua bashkë me 10 zyrtarë të tjerë nga Shërbimi i Jashtëm. Gazeta Express raportoi se vendimi u mor nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla. Ministria vendimin e kishte arsyetuar, duke thënë se këtë gjë e bëri që “t’i anulojë vendimet e jashtëligjshme të marra në të kaluarën”.

Bahrije Hoti, sot u prezantua si motër dëshmori para kryeministrit Kurti gjatë vizitës së tij në Krushë të Madhe. Në llogarinë e saj personale në Facebook, ajo ka shkruar se si pasojë e masakrës në Krushë të Madhe 23 vite më parë, ajo ka humbur babanë, vëllanë dhe nipin.

“Lavdi Baba, Vёlla, Nip dhe ju tё gjithё bashkfshatarё tё Krushёs qё ratё nё altarin e Lirise pёr mos tё vdekur kurrë!”, ka shkruar Hoti.

Lidhur me shkarkimet e MPJD-së, ka pasur disa reagime. Ministria dhe ministrja Gërvalla janë akuzuar se në mënyrë të parregullt kanë lëshuar vendimet për shkarkimin e diplomatëve në misionet e jashtme nëpër botë. /GazetaExpress/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT