8.1 C
Mitrovice
E martë, 11 Nëntor, 2025
spot_img

Vushtrriasi me kamion “merr me vete” kabllot e rrymës dhe rrëzon shtyllën, ajo bie mbi një veturë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur dje në Vushtrri i cili nga Policia është cilësuar si rrezikim i Trafikut Publik.

Policia bën të ditur se vozitës me kamion, nga pakujdesia ka kapur kabllot e rrymës dhe të postes, ku gjatë tërheqjes ka rrëzuar shtyllën, e cila ka goditur një veturë civile, shkruan lajmi.net.

Si pasojë, lëndime trupore kanë pësuar tre meshkuj (njëri i mitur) dhe një femër kosovar (e mitur), të cilët ishin në veturë.

Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar. /Lajmi.net/

TË FUNDIT

TË FUNDIT