Një person ka raportuar në Polici se motra e tij bashkë me fëmijën e saj 9-vjeçar ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendodhja e tyre.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ku bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në qytetin e Pejës, raporton Gazeta Sinjali.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se motra e tij, viktima femër kosovare bashkë me fëmijën e saj 9-vjeçar kanë dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tyre.”, thuhet në njoftim.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori.
/GazetaSinjali/