-1 C
Mitrovice
E martë, 26 Nëntor, 2024
spot_imgspot_img

Kufizohen në 150 euro në muaj shpenzimet e deputetëve për udhëtime

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere ka vendosur të mërkurën që t’i kufizojë në 150 euro në muaj shpenzimet e deputetëve për udhëtime. Kufizimi i shpenzimeve qe propozuar nga shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.

Kompensimi për shpenzimet e udhëtimit për pjesëmarrje në punimet e seancës plenare dhe komisione, nga tani do të jetë deri në 30 km 5 euro, deri në 60 km 10 euro dhe mbi 60 km 15 euro. Shpenzimet maksimale që një deputeti mund t’i mbulohen brenda një muaji janë 150 euro.

Çmimet janë përgjysmuar në krahasim me vendimin e tetorit të 2011-s, ku deputetët që banonin deri në 30 kilometra larg Prishtinës, kompensoheshin me nga 10 euro, deri në 60 kilometra me nga 20 euro dhe mbi 60 kilometra me nga 30 euro. Publikimi i Kuvendit për shpenzimet e deputetëve për një periudhë dhjetëvjeçare në shkurt të vitit 2022 nxiti reagim të ashpër nga qytetarët, çka ka shtyrë deputetët të ndryshojnë vendimin e nënshkruar nga asokohe kryeparlamentari Jakup Krasniqi.

Përveç shpenzimeve të udhëtimeve, për shpenzimet ditore të deputetëve tani do të ndahen 5 euro në ditë për pjesëmarrje në seanca plenare dhe mbledhje të komisionit./kp

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT