Pas mesnate janë arrestuar dy persona në sheshin e qytetit në Mitrovicë pasi ishin përleshur mes vete, raporton Gazeta Online Veriu
Njëri nga personat ka pranuar tretman mjekësor.
Rasti shkon në procedurë të rregullt:
Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit janë përleshur fizikisht në mes vete. Njëri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.