-1 C
Mitrovice
E martë, 26 Nëntor, 2024
spot_imgspot_img

LVV kundër propozimit për tërheqjen e parave nga Trusti

Lëvizja Vetëvendosje nuk do e përkrahë propozimin e Partisë Demokratike të Kosovës për tërheqjen e një përqindje të parave nga fondi pensional.

Shefja e GP të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, në një konferencë për media pas mbledhjes së kryesisë tha se ky propozim nuk do e ketë mbështetjen e LVV-së, sepse koncepti i Trustit ka të bëjë me mirëqenien e qytetarëve pas moshës 65 vjeçare.

“Jo nuk e ka mbështetjen tonë dhe nuk do ta ketë, për arsye se vetë koncepti i Trustit ka të bëjë me ruajtjen e një mirëqenie të qytetarëve pas moshës 65 vjeçare”, tha Kusari-Lila.

Ajo tutje vazhdoi: “Ne do të diskutojmë modalitete tjera. Kemi pasur një pako enorme të ndihmës të rimëkëmbjes ekonomike, nga qershori i kaluar dhe këtë vit janë shtuar, siç është rasti në mbështetjen e fëmijëve, lehonave.

“Ballafaqohemi me një ekonomi që është shumë fragjile. Fokusi mbetet në mbështetjen e ndërmarrjeve prodhuese”, vijoi deputetja e VV-së, Kusari-Lila.

PDK-ja propozoi një pako ekonomike për ndihmë ndaj qytetarëve.

Gjatë qeverisë Hoti qytetarët janë lejuar që t’i nxjerrin 10 për qind nga Trusti.

/GazetaSinjali/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT