Moderatorja e ‘Style Star Show’, Kiara Tito është bërë nostalgjike. Ajo ka rrëfyer një histori të disa viteve më parë, kur ishte 20 vjeçe.
E ftuar në “E diell”, Kiara tregoi se kishte lënë takim me një djalë, por ishte futur në një makinë të gabuar. Ndërsa, këtë gjë e kishte kuptuar më vonë, vetëm pasi kishte biseduar me djalin tjetër për disa minuta.
“Përpara shumë kohësh, kisha në takim dhe duke qenë se nuk kisha makinë, e lamë që personi në fjalë të vinte të më merrte. Zakonisht në raste të tilla më ndodh të bëj ndonjë gafë. Kur dola nga shtëpia pashë një makinë të parkuar aty dhe vendosa të hipi, hapa derën e makinës, u ula dhe po prisja.
Pas 2 minutash futet një njeri në makinë dhe unë vazhdova të bëj muhabet normalisht për disa sekonda. Kur ktheva kokën pashë që nuk ishte personi me të cilin do të dilja dhe kuptova që kisha hipur në makinën e gabuar”, u shpreh Kiara.
Kujtojmë që Kiara ka vetëm pak javë që është rikthyer në ekran me sezonin e dytë të ‘Style Star Show’, i cili deri më tani ka rezultuar tepër i suksesshëm.
/GazetaSinjali/