31.1 C
Mitrovice
E enjte, 28 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

Kjo është gjendja e 16 të lënduarve nga aksidenti në magjistralen Klinë-Pejë

16 persona kanë mbetur të lënduar në një aksident që ndodhi sonte në fshatin Grabanicë të Klinës.

Nga Spitali i Përgjithshëm i Pejës kanë treguar se të lënduarit janë duke u trajtuar dhe se për momentin nuk ka rrezik për jetën.


“Janë duke u trajtuar tek ne, për momentin nuk ka rrezik për jetën, por mjekët janë duke i trajtuar në fazën fillestare”, thuhet në përgjigjen e spitalit u tha për tv21.

Aksidentin e sotëm e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka treguar se ishin të përfshira 4 vetura.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT