Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person, pasi që i njëjti dyshohet se pasi që ka marrë një tiketë kundërvajtje e ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas policisë, zyrtari policor nga plagët e marra është dërguar për trajtim mjekësor.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur dje rreth orës 11:10 në rrugën “Evlia Qelebiu” në Mitrovicë.
Ndërkohë, me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
/GazetaSinjali/