Një grua ka njoftuar Policinë se disa persona kanë tentuar ta rrëmbejnë me dhunë para dy ditësh në Mitrovicë.
Siç raporton Policia, viktima derisa ka qenë duke ecur në rrugë, një veturë e llojit Opel Corsa e zezë me targa 02, ka tentuar që ta fus me dhunë në veturë, por pasi që nuk ka arritur, është larguar në drejtim të panjohur.
Nuk raportohet për persona të lënduar.
“Mitrovice 15.03.2022 – 23:24. Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se derisa ka qenë duke ecur në rrugë, një veturë e llojit opel corsa ngjyrë e zezë me targa 02, ka tentuar që ta fus me dhunë në veturë, por pasi që nuk ka arrit, është larguar në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në njoftimin e Policisë.