11.3 C
Mitrovice
E martë, 26 Nëntor, 2024
spot_imgspot_img

Edhe Kim Jong-un refuzon Putinin: Je shumë i çmendur për ne

Kim Jong-un i Koresë së Veriut thuhet se i ka mohuar Vladimir Putinit ndihmën për pushtimin e tij në Ukrainë , duke i thënë atij se Rusia është “shumë e çmendur”.

Rusia pretendon se ka siguruar të gjithë rajonin e Khersonit pasi pushtoi për herë të parë qytetin dy javë më parë. Por mbrojtësit ukrainas mbeten sfidues dhe vazhdojnë të shënojnë fitore taktike në terren. Kjo vjen pasi 370 individë dhe subjekte të tjera ruse janë goditur nga sanksionet. Rusia ka humbur deri në 13,500 trupa në konflikt.

Pozicioni e ka detyruar Moskën që të kontaktojë me miqtë e saj jashtë vendit.

Rusia dyshohet se i ka kërkuar Kinës ndihmë financiare dhe ushtarake në luftën e vazhdueshme në Ukrainë. Por Kina e ka hedhur poshtë këtë. Rusia që i bën thirrje Koresë së Veriut për ndihmë nuk duhet të jetë befasi, pasi Pheniani ka qenë historikisht një aleat kyç i Moskës përmes lidhjeve të saj historike me epokën komuniste të Bashkimit Sovjetik.

Kim nderkohe mohoi ndihmën e Putinit, sipas autores së XSoviet-Neës, Sarah Hurst. Duke postuar në Twitter ajo pohoi:

“Rusia thuhet se i ka kërkuar ndihmë Koresë së Veriut për dështimin e pushtimit të saj.

Koreja e Veriut u përgjigj: “Ti je shumë i çmendur për ne”.

Raportet e kësaj natyre nuk janë verifikuar nga burime të tjera. Pavarësisht mungesës së ndihmës aktive, diktatori i Koresë së Veriut Kim Jong-un ka mbështetur më parë publikisht presidentin Vladimir Putin për veprimet e tij në Ukrainë./Reporteri

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT