Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka thënë se në Kryesi ka shtruar kërkesën e kësaj partie që qytetarët të mund të tërheqin edhe një shumë të parave nga Trusti.
“Trusti, shumë e nevojshme që qytetarët e Kosovës të marrin një pjesë të trustit në përballje me rritjen e cmimeve”, ka thënë Deliu.
Kujtojmë se është deputeti Bekim Haxhiu, që ka dorëzuar në Kuvend Projektligjin për tërheqjen e Trustit deri në 30 përqind./Reporteri