Para dy ditësh në Mitrovicë është raportuar një vrasje në tentativë.
Rasti ka ndodhur në rrugën Driton Veliu në Mitrovicën e Jugut, shkruan lajmi.net.
Ndërsa sot, dy ditë më pas, një person është arrestuar lidhur me rastin.
I njëjti është dërguar në mbajtje.
Ky është njoftimi i policisë:
VRASJE NË TENTATIVË
Rr. Driton Veliu, Mitrovicë jug 11.03.2022 – 19:30. Lidhur me rastin, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/