Dje rreth orës 19:30 ka ndodhur një rast i therrjes me thikë në rrugën “Driton Veliu” në Iliridë të Mitrovicës, shkruan Mitropol.
Pas marrjes së plagës nga thika, viktima fillimisht ka kërkuar trajtim mjekësor në emergjencën e Spitalit Rajonal në Mitrovicë, e me pas për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor është dërguar në QKUK Prishtinë, ka konfirmuar Policia e Kosovës.
Mitropol mëson se i dyshuari ende nuk është hasur nga policia. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.
Nuk dihen rrethanat se si erdhi deri tek therrja.