7 C
Mitrovice
E martë, 26 Nëntor, 2024
spot_imgspot_img

Mitrovicë e Jugut, largohen 3 mijë e 471 litra vaj pa dokumentacion nga inspektorët komunal

Inspektorët komunalë në Mitrovicën e Jugut kanë inspektuar disa subjekte afaristë të cilat kanë manipuluar me çmimin e vajit, raporton Gazeta Enigma.

3 mijë e 471 litra vaj pa dokumentacion që tani shiten në treg rreth 3.49 euro për litër janë evidentuar sot nga inspektorati komunal njofton Mitrovica e Jugut.

Inspektorati ka bërë të ditur se subjektet afariste që kanë manipuluar me çmime, janë detyruar që t’i largojnë nga tregu i shitjes produktet e vajit.

“Inspektorët komunal të tregut të cilët ishin të shoqëruar nga drejtori i Drejtorisë së Inspecionit, Valon Brahimi, kanë konstatuar se janë mese 3,471 litra vaj të cilave u ka munguar fatura e furnizimit, ndërsa aktualisht në treg shiten me çmim 3.49 euro apo në vlerë totale prej 12,113.79 euro”, thuhet në komunikatë.

Njoftimi i plotë:

Inspektorët komunal inspektojnë disa subjekte afariste të cilat manipuluan me çmimin e vajit ushqimor

Inspektorët komunal të Drejtorisë së Inspekcionit në Komunën e Mitrovicës duke parë rritjen e paarsyeshme të produkteve ushqimore bazike, me theks të veçantë rritjes së çmimit të vajit ushqimor, gjatë ditës së sotme kanë realizuar inspektime në disa subjekte afariste, kryesisht qendra tregtare.

Inspektorët komunal të tregut të cilët ishin të shoqëruar nga drejtori i Drejtorisë së Inspecionit, Valon Brahimi, kanë konstatuar se janë mese 3,471 litra vaj të cilave u ka munguar fatura e furnizimit, ndërsa aktualisht në treg shiten me çmim 3.49 euro apo në vlerë totale prej 12,113.79 euro.

Ndërkaq, duke u bazuar në dispozitat ligjore, të gjitha subjektet afariste të cilat kanë manipuluar me çmimet, janë detyruar që produktet në fjalë t’i largojnë nga tregu i shitjes.

Me këtë rast, drejtori i DI-së, Valon Brahimi, u benë thirrje të gjithë tregtarëve dhe subjekteve afariste që të sillen konform kornizave ligjore, në të kundërtën paralajmëron ndëshkime sipas ligje.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT