7 C
Mitrovice
E martë, 26 Nëntor, 2024
spot_imgspot_img

Një nga snajperistët më të “frikshëm” në botë i bashkohet Ukrainës për të luftuar rusët

Një nga snajperistët më të frikshëm në botë ka mbërritur në Ukrainë për t’iu bashkuar ushtrisë ukrainase pas thirrjes së presidentit Volodomyr Zelensky ndaj vullnetarëve të huaj.

Snajperisti 40-vjeçar njihet vetëm me pseudonimin “Wali” dhe vjen nga Regjimenti i 22-të Mbretëror Kanadez. Ai ka luftuar më parë në Kandahar, gjatë luftës së Afganistanit mes viteve 2009 dhe 2011.

Ai iu bashkua edhe luftimeve në Irak në vitin 2015, kundër ISIS. Përmendim këtu se më shumë se 20,000 mijë persona nga 52 shtete raportohet se i janë bashkuar forcave ukrainase në luftën kundër rusëve, raporton Daily Mail.

/GazetaSinjali/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT