Policia e Kosovës ka raportuar se një person i dyshimtë i cili ka qenë duke e vuajtur dënimin është arratisur nga Qendra Korrektuese e burgut të Smrekonicës.
Lidhur me arratisjen e tij, nga Policia e Kosovës kanë njoftuar se rasti ka ndodhur mesnatën e 7 marsit.
Njësitë policore janë në kërkim të të dyshuarit.
“Smrekonicë, Vushtrri 07.03.2022 – 00:40. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar që ka qenë duke e vuajtur dënimin është arratisur nga Qendra Korrektuese e burgut në Smrekonicë. Njësitë policore janë në kërkim të të dyshuarit.”./Lajmi.net/