Njësia për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore në veri të Mitrovicës dje ka arrestuar një person nën dyshimin e arsyeshëm se i njëjti ka kryer veprën penale “trafikim me njerëz”.
Nën autorizimin e Prokurorit të Shtetit, veprimet fillestare hetimore janë ndërmarrë me dyshimin se i dyshuari është i përfshirë në veprën penale, pasi paraprakisht përmes rrugëve operative janë siguruar informata se i dyshuari në fjalë me veprime trafikon dhe e shfrytëzon viktimën e mitur, femër kosovare.
Hetimet intensive ndaj të dyshuarit kanë rezultuar me sigurimin e provave ku i njëjti dyshohet se e ka mbajtur viktimën e mitur në kafiterinë e tij duke e shfrytëzuar për punë të detyruar duke shfrytëzuar pozitën e ndjeshme të viktimës gjatë periudhës kohore shkurt 2022, transmeton lajmi.net.
Me vendim të prokurorit kompetente, i dyshuari është ndaluar 48 orë për procedim të mëtejmë.
“Mitrovicë shkurt 2022. Njësia për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore në Mitrovica-Veri, në koordinim me PTH –Pejë, Departamenti për te mitur, sot më datë 07.03.2022 rreth orës 09:20 në qytetin e Mitrovicës ka arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar nën dyshimin e arsyeshëm se i njëjta ka kryer veprën penale ‘trafikimi me njerëz’.”, thuhej ndër të tjerash në njoftim./Lajmi.net/