29.4 C
Mitrovice
E mërkurë, 10 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

“Kursimtari” i Qeverisë, Besnik Bislimi shpenzoi më së paku nga buxheti i shtetit për derivate

Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi po del të jetë më kursimtari i buxhetit të shtetit sa i përket shpenzimeve për derivate.

Shifrat e shpenzimeve të derivateve të ofruara nga Zyra e Kryeministrit për Gazetën Online Reporteri.net tregojnë se shpenzimet e Bislimit për derivate janë dukshëm më të ulëta krahasuar me anëtarët e tjerë të kabinetit të Kurtit.

Në periudhën 11 mujore, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, në total ka shpenzuar 897.76 euro për derivate.

Vlera më e lartë që ai ka harxhuar për derivate përgjatë një muaji është 142.14 Euro, gjatë muajit nëntor të vitit të kaluar.


Shpenzimet për derivate të Besnik Bislimit:

Mars 2021 – 50.00 Litra – 48.22 Euro

Prill 2021 – 72.00 Litra – 69.67 Euro

Maj 2021 –44.01 Litra – 43.63 Euro

Qershor 2021- 125.00 Litra – 128.10 Euro

Korrik 2021 – 48.00 Litra – 50.02 Euro

Gusht 2021 – 50.00 Litra – 51.39 Euro

Shtator 2021 – 90.01 Litra – 96.17 Euro

Tetor 2021 – 42.01 Litra – 65.41 Euro

Nëntor 2021 – 125.00 Litra – 142.14 Euro

Dhjetor 2021 – 105.00 Litra – 115.90 Euro

Janar 2022 – 73.00 Litra – 87.10 Euro

Gjithsej 39 mijë e 999 euro derivate janë shpenzuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, prej muajit mars të vitit 2021, kur Albin Kurti mori detyrën e Kryeministrit të Kosovës, e deri në janar të vitit 2022.

Nga kjo shumë, mbi 4 mijë e 200 euro për derivate nga buxheti i shtetit u shpenzuan nga shefi i ekzekutivit, Albin Kurti. Mbi 14 mijë euro tjera i shpenzoi kabineti dhe stafi i tij politik. Të tjerat i shpenzoi administrata e ZKM-së e departamentet tjera.

Shifrat e shpenzimeve për derivateve nga ZKM-ja gjatë këtyre muajve tregojnë se janë dukshëm më të ulëta sesa në vitet e kaluara, kur në krye të të njëjtit dikaster ishin kryeministra tjerë. /Reporteri.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT