4 C
Mitrovice
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
spot_imgspot_img

Haliti: Kam të dhëna për skenarë të okupimit të veriut nga Serbia

Serbia dje ka votuar rezolutën e OKB-së që e dënon agresionin rus në Ukrainë.

Këtë veprim të Serbisë, deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, e ka cilësuar si një sinjal që Serbia ka filluar t’i ndryshojë qëndrimet në raport me Rusinë.

“Më vjen mirë që Serbia në Asamblenë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara u distancua në njëfarë mënyre nga Rusia, e dënoi agresionin në Ukrainë dhe për mua është shenjë mjaftë domethënëse dhe shpresoj, edhe pse nuk besoj, por po shpresoj që ndoshta Serbia ka vendosur të mos jetë instrument në duart e Rusisë për ta destabilizuar Ballkanin.”, ka thënë ai.

Tutje, Haliti ka folur edhe për mundësinë e një sulmi të Serbisë në veri të Kosovës.

“Rreziku është permanent dhe unë nuk e di si punojnë shërbimet tona, por unë kam të dhëna që ata i kanë disa skenarë që i kanë përgatitur për mundësinë e sulmit, apo okupimit të veriut të Kosovës që është një rrezik dhe është një problem në të cilin jemi ballafaquar në diskutime, unë po e them atë që perëndimorët e dinë”, ka thënë Haliti në Klan Kosova, transmeton lajmi.net.

Sipas Halitit njëri nga këta skenarë përfshinë një sulm që serbët mund ta bëjnë në emër të UÇK-së dhe pastaj të ndërhyjnë me arsyetimin se duan t’i mbrojnë serbët e Kosovës.

“Provokimi që mund ta bëjnë është që të bëjnë ndonjë sulm në emër të forcave të UÇK-së me emblemë dhe do të incizohej me kamera dhe do t’i prezantohej krejt botës që ja e kemi një sulm kundër serbëve në Kosovë dhe ne u detyruam t’i mbrojmë ata.”, ka thënë Haliti.

Ai ka përmendur edhe zgjedhjet që pritet të mbahen së shpejti në Serbi, duke thënë se lejimi ose mos-lejimi i mbajtjes së tyre në Kosovë mund të jetë një problem tjetër që mund të krijojë situatë të pakëndshme.

“Një problem tjetër është çështja e zgjedhjeve që do të mbahen në Serbi, se a do të lejohen të mbahen apo jo dhe problemi i tretë që mund të krijojë situatë të pakëndshme është qendra e transmetimit të energjisë elektrike. Sipas të dhënave, forcat serbe kanë mobilizuar qindra forca speciale me armë që nuk kanë numra, kryesisht automatik, kallashnikovë, ndoshta kinez, për të thënë që këto janë armë të UÇK-së, por me pozicionimin e ri të Serbisë nuk e di a mund të aplikohet ndonjëri nga këto skenarë”, tha Haliti. /Lajmi.net/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT