KEDS ka njoftuar për vendet e Mitrovicës që do të mbeten pa energji elektrike për shkak të punimeve në rrjet.
“Mitrovicë
1.
NS 35/10 kV Shupkovci I do të ndërprehet:
LP 10kV Shala (kodi: 70000101) nga ora 11:00 deri 15:00
Vendet: rrugët: Herojska (një pjesë) dhe Tuneli i Parë; fshatrat: Bajgorë, Bare, Rekë, Stan Tërg, Kaçandoll (një pjesë), Kolloni (një pjesë), Kovaçicë (një pjesë), Kutllovc (një pjesë), Mazhiç, Rahovë (një pjesë), Rashan, Rekë (një pjesë), Tërstenë (një pjesë), Vidishiç, Zasellë (një pjesë) dhe Trepça.
Arsyeja : Ndërprerje për siguri të sistemit, punimi i kokës kabllovike, tërheqja dhe shtrëngimi i përçuesve, ndërrimi i siguresave dhe shkarkuesve në trafostacioni, si dhe pastrimi i trasesë”, thuhet në njoftimin e tyre.