Kongresisti amerikan, Ritchie Torres e ka takuar sot ambasadorin e Kosovës në SHBA, Ilir Dugollin.
Duke e publikuar një fotografi me shefin e misionit diplomatik të Kosovës në Amerikë, Torres ka treguar se për çfarë kanë biseduar.
“Takimi i mrekullueshëm me Ambasadorin e Kosovës, Ilir Dugolli për të diskutuar për marrëdhëniet tona diplomatike dhe forcimin e lidhjeve SHBA-Kosovë”, shkroi Torres në Twitter.
Kongresisti amerikan së fundmi e ka mbështetur synimin e Kosovës për t’u anëtarësuar në NATO.
“Në sfondin e pushtimit ushtarak të Rusisë në Ukrainë, Kosova sërish kërkon të jetë anëtare e NATO-s. Disa javë më parë, unë avokova për pranimin e Kosovës në NATO. Bërja e gjësë së duhur nga aleatët tanë nuk ka qenë kurrë më urgjent”, ka shkruar Torres.
Në 14-vjetorin e pavarësisë së Kosovës, Torres kishte thënë se SHBA-ja s’ka mik më të madh se Kosova në Evropën Juglindore.
“Kosova sot feston 14 vjetorin e Pavarësisë. Kosova është një partner i besueshëm dhe mik i ShBA-së dhe dy vendet tona do të vazhdojnë të qëndrojnë së bashku për të avancuar parimet demokratike edhe për shumë vite në vijim”, ka thënë ndër të tjera Torres.