22.5 C
Mitrovice
E mërkurë, 10 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Haziri: Territori ynë është i sigurt nga befasitë ushtarake

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, thotë se territori i Kosovës është i sigurt nga befasitë ushtarake. Komentet Haziri i bëri në emisionin ‘DPT te Fidani’ në T7, duke folur për prezencën e forcave të NATO’s në vendin tonë dhe partneritetin e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Nuk mundet me ndodh asgjë pa ndikimin e Federatës Ruse dhe s’mund të ndodh asgjë pa ndikimin e Administratës amerikane në Ballkan, në veçanti, sepse sfera e ndikimit në Ballkan është më e madhe e amerikaneve dhe europianëve sesa është e Federatës Ruse”, thotë Haziri.


“Asnjëherë nuk është përjashtuar ndikimi rus në Republikën tonë dhe në Republikën e Shqipërisë dhe në Maqedoninë Veriore. Pse duhet të jetë më i madh në një shtet se në shtetin tjetër? Ndikimi i shërbimeve të inteligjencës në këtë rast mundet me qenë shumë më i thellë se që besohet sot dhe ka të dhëna”, vijon ai.

“Përderisa ne e kemi partnerin më të madh SHBA’në dhe kemi forcat e NATO’s në Kosovë nën vegzën e 12/44, territori ynë është i mbrojtur, është i sigurt nga befasitë ushtarake”, tha Haziri.

I pyetur se a mundet Serbia të sulmojë Kosovën, Haziri tha se presidenti serb Aleksandar Vuçiq “veç mundet me pa ëndërr” dhe “s’ka shansë me ndodh”.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT