4 C
Mitrovice
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
spot_imgspot_img

A do të lejohet shkuarja e kosovarëve në luftën Ukrainë-Rusi? Kuvendi sot vendos

Ushtruesja e detyrës së shefes së GP të VV-së, Mimoza Kusari Lila, mbrëmë ka thënë se në seancën e sotme të Kuvendit do të diskutohet edhe për lejimin e shkuarjes së kosovarëve në luftën e Ukrainës.

Kusari Lila thotë se rreshtimi i të gjithë spektrit perëndimorë në anën e Ukrainës ka bërë që të mendohet një përjashtim, pasi Kosova ka një ligj që ndalon shkuarjen e qytetarëve të saj në luftëra të huaja.

“Ne synojmë anëtarësimin në NATO dhe inkuadrimin në luftëra jashtë vendit. Tashmë njësi të specializuara britanike dhe amerikane janë atje. Kosova ka shpallur interesin të jetë pjesë e aksioneve të NATO-s. Për shkuarjen e njerëzve atje do ta diskutojmë brenda orëve të ardhshme, dmth na kanë mbetur edhe pak orë deri në mbajtjen e seancës në mënyrë që të shkohet në luftën e Ukrainës. Normalisht kush ka interesim të inkuadrohet në luftë, përveç ushtarëve të FSK-së, që të shkojnë”, tha ajo në T7.

“Kemi folur edhe dërgimin e njësiteve emergjente apo ato të traumës për ato vende ku ka shumë refugjatë. Edhe tek ato vende që nuk na kanë njohur si Rumania dhe Sllovakia e ku ka refugjatë. Kemi shfaqur gatishmërinë dhe vullnetin tonë në situatë të njëjtë të jemi edhe ne”, shtoi ajo.

/GazetaSinjaliSporti/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT