16 C
Mitrovice
E enjte, 11 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Deputetja e Vetëvendosjes i dhuron 5000 Euro për Fondin e Sigurisë

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë nisur të dhurojnë mjete financiare për Fondin për Siguri, që është themeluar sot nga Qeveria e Kosovës.

Deputetja e Aleancës për Ardhmëri të Kosovës, Albana Bytyqi, ka njoftuar se rrogën e saj të muajit shkurt do ta ndajë për këtë fond.


E pas saj, edhe kolegia nga Lëvizja Vetëvendosje, Fjolla Ujkani, ka thënë se do të dhurojë kursimet familjare në vlerë prej pesë mijë euro, për të kontribuuar në mbushjen e këtij fondi.

“Kursimet familjare në vlerë prej 5000€, do t’i dhurojmë kontribut për sigurinë e fëmijëve tanë”, ka shkruar Ujkani në facebook.

Fillimisht, kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka filluar nismën e ndarjes së mjeteve financiare për këtë fond që shumë shpejt do të jetë i hapur për të kontribuuar çdokush që ka mundësi.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT