Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të sotme ka marrë vendim për heqjen e kufizimit të lëvizjes për qytetarët nga mesnata deri në ora 05:00, në kuadër të masave të reja kundër COVID-19.
Pas rënies së rasteve me koronavirus, Qeveria e Kosovës ka vendosur të lehtësojë masat anti-COVID, duke hequr kufizimin e lëvizjes.
Së pari, është miratuar vendimi për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.
Në bazë të rekomandimeve të dhëna nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ministritë e linjës, palët e interesit dhe ekspertët përkatës, në këtë mbledhje u vendos për masat kundër COVID-19. Vendimi hyn në fuqi nga dita e sotme, data 1 mars 2022.
Me vendimin e ri lehtësim të masave do të ketë edhe për sektorin e gastronomisë.
Sipas vendimit nga data 7 mars lejohet veprimtari e klubeve të natës si dhe organizimi i dasmave, fejesave etj.
Sipas Qeverisë, vendimi për masat e reja hyn në fuqi nga dita e sotme, 1 mars 2022. /gazetametro.net