4 C
Mitrovice
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
spot_imgspot_img

E mitura kërcënohet përmes rrjeteve sociale, nëna njofton policinë

Nëna nga Prishtina ka raportuar policinë se vajza e saj e mitur është kërcënuar nga një person i huaj përmes rrjeteve sociale.

Siç njofton policia, e mitura ishte njoftuar me të dyshuarin përmes rrjeteve sociale i cili më pas kishte kërcënuar me fotot e saj.

Rasti është duke u hetuar.

“Prishtinë, 27.02.2022 – 23:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e saj e mitur ishte njoftuar me një mashkull të huaj përmes rrjeteve sociale dhe i dyshuari ka kërcënuar me fotot e saj të cilat i posedon. Është njoftuar prokurori dhe rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./FrontOnline

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT