22.2 C
Mitrovice
E enjte, 11 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Gjeneral Qehaja: Vuçiq është trimëruar për ta destabilizuar veriun e Kosovës

Sulmet ushtarake të Rusisë ndaj Ukrainës, të filluara javën që lamë pas, mund të ndikojnë edhe në gjendjen e sigurisë në Ballkanin Perëndimor.

Eksperti i çështjeve ushtarake dhe të sigurisë, Ramadan Qehaja, për Front Online, thotë se kjo situatë e ka trimëruar Vuciqin që të filloj një destabilizim edhe në Kosovë.

Sipas tij, Vuçiq mund të filloj një sulm të rrufeshëm vetëm e vetëm që nga pjesa veriore të depërtoj në lumin Ibër.

“Kjo situatë e cila është krijuar me sulmin rus në Ukrainë e ka trimëruar Vuçiqin për të filluar një destabilizim të mëtejshëm ndaj vendit tonë para së gjithash ndaj pjesës veriore të Kosovës dhe ate në momente të caktuara mund të fillojnë një sulm të rrufeshëm vetëm e vetëm që nga pjesa veriore të depërtojnë në lumin Ibër”, thotë Qehaja për Front Online.


Ramadan Qehaja: FSK-ja bashkë me KFOR-in mund t’i bëjnë rezistencë Serbisë

E për të mos ndodhur kjo, gjenerali Qehaja thotë se Kosova në bashkëpunim më KFOR-in duhet që të marrin masa mbrojtëse.

“Ne duhet me forcat tona vetanake, me policinë e cila ekziston në veri dhe njësitet tjera kufitare policore të ndërmarrim masa të mbrojtës, të ruajtjes dhe vëzhgimit të territorit, të kemi një bashkëveprim të mirëfilltë mes njësive të KFOR-it, për ta mbrojtur integritetin territorial të Kosovës dhe të mos lejojmë ndarje të territorit tonë, sepse ky do të jetë qëllimi përfundimtar i Vuçiqit”, tha ai për Front Online.

Ndërsa i pyetur se sa ka kapacitet ushtria e Kosovës që të bëjë rezistencë, Qehaja tha se në bashkëpunim me KFOR-in dhe përgatitjet që ka bërë FSK-ja viteve të fundi mund t’i bëjë rezistencë Serbisë.

“Unë nuk po them që FSK-ja ka një kapacitet të madh mbrojtës, por ajo tani më e ka një përparësi që sidomos këtë vit ka bërë një lëvizje pozitive sa i përket armatimit, trajnimeve të ndryshme. Unë jam i vetëdijshme që nuk ka kapacitete të mëdha, por në bashkëveprim me forcat tjera dhe KFOR-in, ne mund t’i japim një rezistencë të mjaftueshme për ta zmbraps palën serbe që po dëshiron destabilizm”, tha tutje ai.

Gjeneral Qehaja: Rusia i ka thyer të gjitha rregullat ndërkombëtare

Ukraina ka hyrë në ditën e pestë që kur është sulmuar nga Rusia.

Ky sulm po cilësohet si i padrejtë nga eksperti i çështjeve ushtarake dhe të sigurisë, Ramadan Qehaja.

Ai në një prononcim për FrontOnline, tha se Rusia i ka thyer të gjitha rregullat të së drejtës ndërkombëtar.

“Siç e dini Rusia është duke e bërë një luftë të padrejtë dhe zaptuese ndaj Ukrainës, po vepron kundër integritetit territorial, kundër një shteti të pavarur dhe demokratik, siç është Ukraina. Rusia i ka thyer të gjitha rregullat të së drejtës ndërkombëtare për pavarësi të një shteti të pavarur mandej ka fut forca të mëdha ushtarake që i ka në dispozicion”, tha ai.

Qehaja e ka lavdëruar mbrojtjen e Ukrainës, ku kjo e fundit është duke i rezistuar forcave ruse të cilat kanë filluar pushtimin në këtë shtet.

Ai tha se mbrojtja e Ukrainës ka arritur që të mobilizohet nga vitit 2014 kur Rusia e mori Krimenë.

“Mbrojtja ukrainase tani është në një përparim e sipër në krahasim më atë se çfarë ka ndodhur në vitin 2014 kur rusët e morën Krimenë, kur rezistenca e tyre ishte e vogël dhe kanë arritur për një kohë të shkurtë t’i organizojnë komandat, shtabet e tyre për t’i vënë një rezistencë njësiteve të mëdha ruse”, ka thënë ai për Front Online.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT